Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Letra e Spinazzolas për bashkëlojtarët: Kemi një betejë të fundit

Futbollisti i Italisë, Leonardo Spinazzola, ka shkruar një letër për bashkëlojtarët e tij në prag të finales së Euro 2020, që është sonte ndaj Anglisë.

Spinazzola ishte prej më të mirëve te Italia, por u lëndua në çerekfinale ndaj Belgjikës dhe u kthye në shtëpi. Ai tashmë i është nënshtruar operimit dhe ka udhëtuar së bashku me ekipin në Londër. Sonte do të jetë në tribuna të stadiumit ‘’Wembley’’ për të përkrahur azzurrët.

“La Stampa” ka publikuar letrën e mbrojtësit të Romës.

“Nëse do të mund të kthehesha në kohë, do të vrapoja sprint për topin sërish. Do ta bëja edhe 100 herë të tjera, për të fituar ndonjë metër territor ndaj kundërshtarit dhe për ta kthyer lojën në anën tonë. Nuk është asgjë e veçantë janë rregulla të azurëve”, ka shkruar Spinazzola.

“Në fund, ju e kaloni vijën vetëm nëse jeni gati për të dhënë shpirtin për bashkëlojtarët. Lëndimi më largoi nga fusha, por nuk mund të më ndajë me grupin. Djali im Mattia, që është vetëm tre vjeç, e ka kuptuar që babai nuk mund të qëndroi në shtëpi për ta parë ndeshjen sonte. Jam i emocionuar, nuk mund ta fsheh këtë. Kur hyra në aeroplan ndjeva se isha rilindur pak. Pas disa orësh unë do të jem në fushë me shokët e skuadrës dhe në tribunë me pjesën tjetër të vendit. Ka mundur të jetë më mirë, por edhe më keq”, vazhdon letra e yllit të ri italian.

Edhe Spinazzola do të jetë në “Wembley” për ta përkrahur Italinë Euro 2020 Spinazzola do të jetë në “Wembley” për ta përkrahur Italinë

Euro 2020 do të mbetet gjithnjë në kujtesën e Spinazzolas.

“Kemi një betejë të fundit për këtë Evropian në Ëembley. NJë turne që do të jetë gjithnjë pjesë e imja. Prej natës magjike në Olimpike e deri në tempullin e futbollin ndaj nikoqirëve, ishte rrugë e gjatë”.