Mbrojtësi i Përfaqësueses së Italisë, Leonardo Spinazzola, përfundoi aventurën në Euro 2020 pas lëndimit që pësoi mbrëmë ndaj Belgjikës, ndeshje e cila u fitua nga italianët me rezultat 2:1. Spinazzola do të jetë jashtë fushave për disa muaj.
Mbrojtësi i Romës sot u përshëndet me bashkëlojtarët e tij në kampin italian përpara se të vazhdojë trajtimin e tij mjekësore pas përformancave brilante që pati në Euro 2020.
Spinazzola gjatë ndarjes me shokët e kombëtares dhe stafin pati shumë emocione. Ai u duartrokit dhe u përqafua nga secili lojtar dhe anëtar i stafit, të cilët më pas edhe kënduan për të.
Harmonia dhe fuqia e grupit kanë qenë armët më të forta të Italisë në këtë Kampionat Evropian.
Leonardo Spinazzola getting so much love and respect from his Italy teammates the day after an injury appears to have ended his tournament early ?
— B/R Football (@brfootball) July 3, 2021
(?: @Vivo_Azzurro)pic.twitter.com/So0835ejLL