Jose Pekerman, i cili ka udhëhequr ekipe në tri Kampionati Botërore, është emëruar përzgjedhës i Përfaqësueses së Venezuelës.
Argjentinasi 72-vjeçar ka firmosur kontratë pesëvjeçare, ka njoftuar Federata e Futbollit të Venezuelës, me synimin për ta kualifikuar ekipin në Kampionatin Botëror të vitit 2026. Venezuela është përfaqësuesja e vetme prej Konfederatës të Amerikës së Jugut që nuk është kualifikuar asnjëherë në Botëror.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPekerman pati udhëhequr Kolumbinë deri në çerekfinale të Botërorit të vitit 2014, ndërsa në vitin 2018 u pat eliminuar në 1/8 e finales. Ai gjithashtu pati qenë edhe në krye të Argjentinës në Botërorin e vitit 2006, por u eliminua në çerekfinale nga Gjermania pas penalltive.