Ish-mesfushori i Liverpoolit dhe Barcelonës, Javier Mascherano prej muajit janar të vitit të ardhshëm do të jetë përzgjedhës i Përfaqësueses U20 të Argjentinës, kanë njoftuar mediumet e huaja. Bëhet e ditur se Mascherano tashmë ka firmosur kontratën me Federatën e Futbollit të Argjentinës.
Ai në këtë post do ta zëvendësojë Fernando Batistan, i cili do t’i bashkohet stafit te Jose Pekermanit te Përfaqësuesja e Venezuelas. Mascherano 37-vjeçar është tërhequr vitin e shkuar nga futbolli aktiv dhe ky do të jetë roli i tij i parë si trajner.
Gjatë karrierës si lojtar, Mascherano ka luajtur në katër Kampionate Botërore me Argjentinën kurse me fanellën e Barcelonës ka fituar gjithçka që mund të fitohet në nivel klubesh.