Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pekerman largohet nga Përfaqësuesja e Venezuelës

Jose Pekerman është larguar nga posti i përzgjedhësit te Përfaqësuesja e Venezuelës pas vetëm 15 muajve në krye dhe 10 ndeshjeve të zhvilluara.

Federata e Futbollit të Venezuelës, të mërkurën nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se ka shkëputur kontratën e trajnerit 73-vjeçar nga Argjentina dhe agjentit të tij, Pascual Lezcano, i cili ka punuar si drejtor i federatës.

Pekerman në nëntor të vitit 2021 mori drejtimin e Venezuelës, ekipit të vetëm nga Amerika e Jugut që kurrë nuk ka luajtur në Botëror, duke firmosur kontratë pesëvjeçare.

Në 10 ndeshje të zhvilluara nën Pekermanin, Venezuela ka regjistruar 5 fitore, 1 barazim dhe 4 humbje.

Pekerman para Venezuelës, ka qenë edhe selektor i Argjentinës dhe Kolumbisë, përfaqësuese më të cilat ka luajtur në tri Kampionate Botërore.

Artikuj të ngjashëm