Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

LIVE: Nis shorti i Evropianit U21 që organizohet edhe në Shqipëri

LIVE: Nis shorti i Evropianit U21 që organizohet edhe në Shqipëri

Ka nisur tërheqja e shortit për Kampionatin Evropian U21 që organizohet në Shqipëri dhe Serbi. 

“Mirëmbrëma të gjithëve. Vërtetë jam shumë i lumtur që përfaqësoj futbollin shqiptar sot në një event shumë të rëndësishëm për futbollin evropian në përgjithësi. Kampionati Evropian U21 është njëri prej kompeticioneve më të rëndësishme, ose i dyti më i rëndësishëm, që organizon UEFA për ekipet kombëtare, pas ekipeve A. Për Shqipërinë është hera e parë që ne marrim të organizojmë një kompeticion të nivele kaq të larta. Në qershor kur do të luhet ky kampionat, ndeshjet e klubeve do të kenë përfunduar dhe e gjithë vëmendja e opinionit futbollistik evropian dhe më tej se evropian do të përqendrohet në Shqipëri dhe Serbi për të ndjekur ekipet, talentet, të hartës së futbollit evropian. Për ekipin tonë është hera e parë që marrim pjesë në një event të tillë të rëndësishëm. Është hera e parë që futbollistët tanë do të përballen me më të mirët e Evropës. Unë i uroj atyre të marrin eksperiencën e duhur dhe ta shfrytëzojnë këtë moment historik për karrierën e tyre futbollistike. Gjithashtu për fëmijët dhe të rinjtë e Shqipërisë dhe Serbisë, është event që do t’i shërbejë shumë për rritjen e tyre. Çdo fëmijë e i ri që do të marrë pjesë në këto ndeshje futbolli, do të motivohet edhe më shumë për të luajtur futboll, dhe pse jo të ndërtojë ëndrrat e tij për të qenë një ditë si këta yje që sheh në fushë. Por ne kemi përgjegjësinë dhe detyrën që t’u krijojmë kushte këtyre fëmijëve, pikërisht fushat që kemi ndërtuar për këtë Evropian, stadiumet që kemi rinovuar, do t’i trashëgojnë këta fëmijë, për ta ndërtuar të ardhmen në Shqipëri dhe Serbi. Gjithashtu bashkorganizimi i këtij kampionati, bashkë me Serbinë, është i rëndësishëm, është detyra jonë si dy Federata, përderisa e kemi marrë këtë përgjegjësi për të treguar se vërtetë i ka shërbyer vendeve tona ta organizojmë sa më mirë këtë kampionat evropian. Dhe t’i bëjmë të gjithë të ndjehen të mirëpritur në Shqipëri dhe Serbi”, ka deklaruar Duka. 

U uroj fat të gjithëve që janë në short. Mezi pres t’u shoh në Shqipëri. Do të jenë finalet më të mira. U uroj fat. Do të shihemi në qershor”, ka deklaruar Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në hapje të tërheqjes së shortit në Beograd. 

Shqipëria do të jetë në Grupin B, ndërsa Serbia në Grupin A. 

Ndeshjet e Grupit D do të zhvillohen në Shkodër dhe Tiranë. 

Grupi A do të organizohet në Beograd dhe Leskovc të Serbisë, ndërsa Grupi C në Baçka Topola dhe Loznicë të Serbisë. 

Edhe Për Evropianin që organizohet edhe në Shqipëri, shorti tërhiqet në Beograd Futboll Për Evropianin që organizohet edhe në Shqipëri, shorti tërhiqet në Beograd

Dy çerekfinale do të organizohen në Shqipëri e dy të tjera në Serbi. Gjysmëfinalet janë në Tiranë e Beograd. Finalja luhet në Tiranë, ndërsa ndeshja për vend të tretë në Baçka Topola.

“Dua t’i ftoj të gjithë të tifozët e futbollit për t’i parë disa prej lojtarëve më të mirë evropianë, të shiheni me shtetin tonë. Kemi shtet dhe kulturë shumë të mirë”, ka deklaruar Branko Radujko, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Serbisë. 

Kosova U21 u rendit e katërta në kualifikime. Mbeti pas Spanjës, Finlandës e Rumanisë në grup, ndërsa ishte më e suksesshme se Qipro e San Marino.