Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka nisur përgatitjet për Evropianin e përbashkët me Serbinë.
Evropiani për grupmoshën e 21-vjeçarëve zhvillohet vitin e ardhshëm në Shqipëri dhe Serbi.
“Përgatitjet për Evropianin U-21 2027, FSHF zhvillon vizitë pune në Bashkinë Shkodër për infrastrukturën sportive”, shkruan FSHF-ja të martën.
Delegacionin e FSHF-së e udhëhoqi sekretari i përgjithshëm, Ilir Shulku. Sekretari Shulku u prit nga kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci.
“Kjo vizitë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës sportive dhe krijimit të kushteve më cilësore për zhvillimin e futbollit në qytetin e Shkodrës, si pjesë e përgatitjeve për organizimin e një kompeticioni të rëndësishëm evropian”, shkruan FSHF.
Shqipëria e Serbia si bashkëorganizatore, kualifikohen direkt në Evropianin 2027 për grumoshën U21.
-
FSHF-ja nuk e përmend që Evropianin 2027 e organizon së bashku me Federatën e Serbisë
-
“Takim miqësor” mes Federatës Shqiptare dhe asaj Serbe para ndeshjes
-
FSHF-ja i shmanget sërish “Serbisë”
-
Disa futbollistë nga Kosova te Shqipëria U21
-
Ademi shpreson që flamuri i Kosovës të valojë në Evropianin Shqipëri – Serbi