Ish-futbollisti i Argjentinës, Nestor Lorenzo, do të jetë përzgjedhës i ri i Kolumbisë në futboll.
56-vjeçari ka nënshkruar kontratë katërvjeçare dhe do ta udhëheqë skuadrën në Kupën e Botës 2026 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë, ka njoftuar Federata e Futbollit të Kolumbisë të enjten mbrëma.
Lorenzo do të jetë zëvendësues i Reinaldo Ruedas, i cili u shkarkua pasi dështoi t’i kualifikonte kolumbianët në Botërorin që mbahet sivjet në Katar.
Lorenzo ka luajtur si mbrojtës dhe ishte pjesë e Argjentinës në finalen e Botërorit 1990 kundër Gjermanisë në Romë.
Atë ndeshje e kishin fituar gjermanët, falë golit të realizuar nga Franz Beckenbauer.
Artikuj të ngjashëm