Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Disiplina e Kolumbisë në mbrojtje, garanci për sukses

Nestor Lorenzo

Përzgjedhësi Nestor Lorenzo ka përgëzuar lojtarët që i udhëheqë te Kolumbia pas fitores 1:0 ndaj Ganës. Ndeshja u zhvillua në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës në Kansas City.

Me fitoren e arritur ndaj ganezëve, kolumbianët kompletuan raundin e 16 përfaqësueseve më të mira. 

Tani Kolumbia ballafaqohet me Zvicrën në 1/8 e finales së Kupës së Botës.

“Pasi krijuam shumë shanse dhe nuk shënuam, më pëlqeu mënyra se si u mbrojtëm. E vlerësoj faktin se nuk vuajtëm shumë”, theksoi pas ndeshjes Lorenzo.

Ai ka folur edhe për Zvicrën, ndërsa e ka vlerësuar lartë mesfushën dhe sulmin e helvetikëve, ku kapiten dhe lider është Granit Xhaka.

Edhe Zvicra – Kolumbia, ndeshja që parashihet të jetë shumë taktike Botërori 2026 Zvicra – Kolumbia, ndeshja që parashihet të jetë shumë taktike

“Ata luajnë shumë mirë. Do të jetë ndeshje shumë e vështirë”, deklaroi Lorenzo.

Kolumbia nuk ka humbur ende në katër ndeshjet e këtij Botërori. E ka pranuar vetëm një gol, ndërsa i ka realizuar pesë.