Zvicra dhe Kolumbia do të takohen në Vancouver për një vend në çerekfinale të Kupës së Botës.
Zvicra e ka kaluar fazën e grupeve në disa Kupa të Botës, por vazhdon të ndalet në 1/8 e finales, ndërsa Kolumbia kthehet në fazën nokaut pasi mungoi në "Katari 2022".
Përballja ndërmjet Zvicrës dhe Kolumbisë është e fundit e 1/16 së finales.
Ky duel do të zhvillohet të martën nga ora 22:00.
Të përzgjedhurit e Murat Yakinit kanë treguar organizim dhe disiplinë të madhe në fushë gjatë këtij Botërori.
Zvicra po udhëhiqet në mesfushë nga kapiteni Granit Xhaka, e në sulm nga Johan Manzambi, që ka shënuar pesë gola.
Edhe
Argjentina e palodhur sfidohet nga Zvicra
Në total, Zvicra i ka shënuar nëntë gola.
Kolumbia e drejtuar nga argjentinasi, Nestor Lorenzo, ka mbajtur portën e paprekur në tre ndeshjet e fundit, për herë të parë në historinë e saj.
Pritet të jetë një betejë e vërtetë taktike ndërmjet Zvicrës dhe Kolumbisë.