Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Legjenda Forlan merr drejtimin e Uruguait

Diego Forlan

Legjenda Diego Forlan është përzgjedhës i ri i Uruguait.

Forlan ishte sulmues i njohur, ndërsa shkëlqeu kur Uruguai së fundi la gjurmë në Botëror. Ai u shpall futbollisti më i mirë i Botërorit 2010.

Federata e Futbollit e Uruguait ka njoftuar të enjten se Forlan do të jetë përgjegjës edhe për përfaqësuesen U20.

47-vjeçari e zëvendëson Marcelo Bielsan në postin e selektorit të Uruguait. Uruguai dëshpëroi në Kupën e Botës.

Forlan nuk ka karrierë shumë të gjatë si trajner. 

Por si lojtar kishte karrierë impresive te skuadra si Manchester United, Villarreal, Atletico Madrid dhe Inter.