Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Peja zyrtarizon Koleviqin

Plejmejkeri Ivan Koleviq do ta mbyllë këtë sezon në Superligën e Kosovës.

Pasi u largua nga Ponte Prizreni muajin e shkuar, Koleviq ka firmosur kontratë me Pejën.

Ai është zyrtarizuar të martën te Peja.

"KB Peja njofton se ka nënshkruar marrëveshje me lojtarin nga Mali i Zi, Ivan Koleviq", ka shkruar ndër të tjera Peja.

Për Koleviqin, ky është klubi i tij i katërt në Kosovë, pasi më herët ka luajtur edhe te Rahoveci e Trepça.