Klubi i basketbollit Peja ka shkëputur kontratën me Aaron Cook Jr.
Kështu ka bërë të ditur të hënën mbrëma klubi pejan.
“Klubi dhe Aaron Cook Jr. me marrëveshje reciproke kanë ndarë rrugët drejt së ardhmes. Ne duam ta falënderojmë Aaron Cook për kontributin e dhënë nën fanellën e klubit të basketbollit Peja. Aaron, të urojmë fillimisht shëndet, e më pas fat e sukses në rrugëtimin tënd jetësor”, shkruan në njoftim.