Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

KB Peja prezanton edhe një amerikan

Fundori amerikan, Aaron Cook është përforcimi më i ri i skuadrës së Pejës për edicionin e ri.

Cook është prezantuar te Peja të dielën. Së fundmi, Cook ka bërë karrierë në Lituani te skuadra Nevezis, ku në 12 ndeshje të luajtura ka pasur një mesatare prej 6 pikëve, 2 kërcimeve e 3 asistimeve.

Ai karrierë pa bërë edhe në Qipro, te skuadra E.N. Parlimni dhe kishte një mesatare prej 17 pikëve, 4 kërcimeve dhe 6 asistimeve për ndeshje.

Cook bëhet amerikani i shtatë te KB Peja për edicionin 2023/24. Para tij, Peja ka transferuar edhe Jay Jay Chandlerin, Justin Davisin, Larry Thomasin, Trevell Beckun, Jacon Callowayn dhe Malcolm Armsteadin. Ky i fundit, llogarit vendor për shkak se posedon pasaportën e Kosovës.

Artikuj të ngjashëm