Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pefqeli i bashkohet Malishevës

Mesfushori Mërgim Pefqeli është përforcimi më i ri i Malishevës, ekip që sezonin 2021/22 do të debutoj në Superligën e Kosovës në futboll.

Pefqeli ka firmosur kontratë njëvjeçare me Malishevën kurse sezonin e shkuar ishte pjesë e skuadrës së Prishtinës, me të cilën e fitoi titullin e kampionit të Kosovës.

Pefqeli, karrierë në futbollin kosovar, ka bërë edhe te Fushë Kosova, Trepça, Hajvalia, Trepça ’89 dhe Llapi.

Prezantimi i Pefqelit te Malisheva, që u shpall kampione e Grupit A të Ligës së Parë, u bë pak minuta pas atij të Azem Bejtës, i cili u largua nga Drenica pas 18 vjetësh.