Mesfushori Dimitri Payet ka vendosur të largohet në fund të këtij edicioni nga Olympique Marseille, përcjell “L’Equipe” të premten.
Bëhet e ditur se 32-vjeçari tashmë ka folur me klubin që është i gatshëm ta lirojë për 15 milionë euro, transmeton Koha Ditore.
Payet ka kontratë me Marseillen deri në vitin 2021, kurse këtë edicion ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë tri asistime në 16 ndeshje.
“Payet do të largohet nga Marseille në verë dhe, sipas të gjitha gjasave, karrierën do ta vazhdojë në Turqi”, ka shkruar gazeta franceze. Payet ka luajtur edhe te West Hami, Lille, St. Etienne dhe Nantesi.