Dimitri Payet nuk ka mundur t’i kontrollojë emocionet dhe ka shpërthyer në lot derisa ishte duke njoftuar për largimin nga klubi Marseille, të premten.
36-vjeçari është larguar nga skuadra si futbollist i lirë, ani pse e kishte bërë të qartë se do të donte të qëndronte te Marseille ku e kaloi pjesën më të madhe të karrierës.
Payeti e përfundoi periudhën e dytë te klubi francez.
Së fundmi ishte transferuar nga West Hami në vitin 2017, për 29 milionë euro.
Më herët kishte luajtur nga viti 2013 deri në vitin 2015.
Mesfushori me tipare sulmuese ka luajtur në 326 ndeshje për Marseillen.
Shënoi 78 gola dhe bëri 95 asistime. Payet ka 38 lojë me Francën.
Artikuj të ngjashëm