Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bailly largohet nga Unitedi

Eric Bailly është larguar nga Manchester Unitedi për t’iu bashkuar skuadrës turke, Besiktas, në një transferim njëvjeçar.

Sezonin e kaluar, Bailly kishte kaluar si huazim te skuadra franceze, Marseille, derisa është përballur me disa lëndime të vazhdueshme.

Siç ka njoftuar klubi anglez, 29-vjeçari nga Bregu i Fildishtë i ka bërë 113 paraqitje për Unitedin, pasi u transferua nga Villareali në vitin 2016 për 30 milionë. Ky transferim ishte kryer kur në krye të Manchester Unitedit ishte Jose Mourinho.

Unitedi e ka falënderuar për kontributin.

Artikuj të ngjashëm