Ish-reprezentuesi i Framcës, Dimitri Payet ka vendosur që karrierën ta vazhdoj në Brazil.
Payet do të jetë pjesë e Vasco da Gamas, ekip te i cili është prezantuar të mërkurën. Ai te skuadra braziliane është transferuar si lojtar i lirë, pasi në fillim të muajit të shkuar i skadoi kontrata me Marseillen.
36-vjeçari me ekipin e ri ka firmosur kontratë njëvjeçare me opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër. Payet prej vitit 2017 ka qenë pjesë e Marseillet, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Ëest Ham Unitedi, Lille, St. Etienne e Nantesi. Ai ka regjistruar edhe 38 paraqitje me Përfaqësuesen e Francës, ku ka shënuar 8 gola.