Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Paqueta transferohet te West Hami

West Ham Unitedi ka njoftuar të hënën mbrëma se e ka transferuar Lucas Paquetan nga Lyoni.

Braziliani ka nënshkruar kontratë pesë-vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. West Hamit i ka kushtuar për shifër rekord, 42.5 milionë euro.

Paqueta ka luajtur për Flamengon e qytetit të lindjes, Milanin në Itali dhe Lyonin në Francë.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur që jam këtu. Shpresoj të jetë fillimi i një udhëtimi të këndshëm. Shpresoj që koha ime këtu të jetë e suksesshme. Jam i ngazëllyer që do të vesh fanellën e West Hamit dhe do t’u tregoj tifozëve se çfarë mund të bëj, për të ndihmuar bashkëlojtarët e mi dhe klubin”, tha Paqueta.

Ai do të bart numrin 11-të te skuadra nga Londra.

21 gola dhe 14 asistime në 80 paraqitje gjatë dy sezoneve ishte bilanci i brazilianit me skuadrën e Lyonit.

Artikuj të ngjashëm