Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mbappe do të largohet nga Parisi

E ardhmja e sulmuesit Kylian Mbappe te Paris Saint-Germaini nuk është e sigurt. “L’Equipe” ka shkruar të martën se Mbappe po dëshiron të largohet nga ekipi francez për ta vazhduar karrierën në një kampionat më të fortë.

Në fillim të vitit të ardhshëm, Mbappe do ta njoftojë Parisin për vendimin e tij, pasi mësohet se ai tashmë ka marrë oferta nga Manchester Unitedi, Chelsea, Liverpooli e Real Madridi.

24-vjeçari ka kontratë me ekipin francez deri në vitin 2025, ndërsa në kupën e botës “Katari 2022” u shpall golashënuesi më i mirë.

Mbappe e mbylli turneun me tetë gola të shënuar, ndërsa Franca u mposht në finale nga Argjentina me penallti.