Enner Valencia i shënoi dy golat e fitores për Ekuadorin në ndeshjen hapëse të Botërorit që nisi të dielën.
Valencia shënoi dy herë kundër nikoqirit, Katarit, në fitoren 2:0.
Ndërkohë, sulmuesit të Fenerbahçes iu anulua edhe një gol i shënuar në minutën e tretë.
Sidoqoftë, pati dyshime nëse ai nuk do të mund të paraqitet kundër Holandës në ndeshjen e dytë të Grupit A, për shkak të disa goditjeve të marra nga lojtarët e Katarit.
Ekuadori dhe Holanda luajnë më 25 nëntor.
“Shpresoj të jem gati. Kam pak dhimbje në gju dhe në nyjën e këmbës”, ka thënë sulmuesi 33-vjeçar, i cili u zëvendësua në pjesën e dytë dhe u pa duke mbajtur gjurin me akull në fund të ndeshjes.
“Mjekët do ta shohin dhe do të më tregojnë se a është serioze. Shpresoj të luajë të premten”, ka thënë Valencia pas ndeshjes.
Për lojën e ashpër të Katarit është ankuar edhe përzgjedhësi i Ekuadorit, Gustavo Alfaro.
“Valencia do të luajë kundër Holandës. Në total, katër apo pesë lojtarë u qëlluan vazhdimisht. Shpresoj që të mos jetë asgjë serioze”, është shprehur Alfaro.