Sulmuesi Enner Valencia mund të jetë mungesa e madhe e Ekuadorit në ndeshjen e fundit në grup kundër Senegalit. Te Ekuadori janë të shqetësuar për lëndimin e Valencias në duelin kundër Holandës, në të cilin ai u largua me barelë nga fusha.
Ai ka dëmtuar gjurin e djathtë dhe nuk ka informata për shkallën e dëmtimit. Te Ekuadori po shpresojnë që Valencia të jetë në gjendje të paraqitet në ndeshjen vendimtare. Ekuadorit i nevojitet fitorja apo barazimi ndaj Senegalit të martën për të avancuar nga Grupi A.
Valencia, i cili është kapiten i Ekuadorit, ka shënuar tri gola në dy ndeshje të luajtura deri më tani.