Enner Valencia është kapiten i Ekuadorit dhe nga ora 01:00 do të luajë ndaj Bregut të Fildishtë.
Ai është golashënuesi më i mirë në histori të këtij vendi me 49 gola.
37-vjeçari e ka njërin prej tregimeve më interesante të këtij Botërori.
Ai ka punuar në një plantacion të bananeve ndërsa më vonë u bë ikonë e futbollit në Ekuador.
Por, para nëntë vjetësh në një ndeshje ndaj Paraguait, Valencia kishte tentuar t’i ikte policisë që e priste në stadium për mospagesë të alimentacionit.
Ai bëri kinse është lënduar dhe kolapsoi në fushë. Pasi mjekët i dhanë oksigjen për ta bërë ngjarjen më bindëse, Valencia tentoi të largohej nga stadiumi me ambulancë. Megjithatë, policia e kapi atë dhe e arrestoi pas intervenimit të zyrtarëve shtetërorë.
Pas një dekade, Valencia vazhdon të jetë i pranishëm në skenën globale.