Chris Paul ka realizuar 17 pikë dhe ka vendosur një rekord në NBA sa i përket ndeshjeve të plejofit, ndërsa Phoenix Sunsi ka triumfuar 123:98 ndaj Denver Nuggetsit.
Paul 36-vjeçar është bërë lojtari i parë që ka regjistruar tri ndeshje të plejofit me 15 asistime dhe pa topa të humbur.
Phoenix Suns ka rritur epërsinë në 2:0 në serinë gjysmëfinale të plejofit në Konferencën Perëndimore të NBA-së.
Për Denverin ishte humbja më e thellë e edicionit dhe trajneri Michael Malone e ka quajtur turpëruese.
Devin Booker ishte shënuesi më i mirë i Phoenixit me 18 pikë. Phoenixi ka fituar pesë ndeshje rresht në plejof.
Nikola Jokiq i Denverit, që është shpallur të mërkurën MVP i stinorit në NBA, ishte më i miri ndaj Phoenixit me 24 pikë , 13 kërcime e gjashtë asistime.