Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Phoenix Suns në finale të NBA-së

Phoenix Suns ka arritur për herë të parë që nga viti 1993 në finale të plejofit të NBA-së.

Phoenixi ka ngadhënjyer në serinë finale të Konferencës Perëndimore ndaj LA Clippersit me 4:2 në fitore.

Kalimin në finale e siguroi me fitoren 130:103 të mërkurën mbrëma ndaj Clippersit.

Chris Paul ishte kyç në fitoren e Sunsit me 41 pikë, ndërsa Devin Booker realizoi 22 pikë.

Në finale Phoenixi do të takohet me fituesin e duelit mes Milwaukee Bucksit e Atlanta Hawksit. Rezultati në këtë seri është 2:2.

“Është ndjenjë fenomenale”, ka thënë Paul.