Phoenix Suns ka bërë edhe një hap drejt titullit të kampionit këtë edicion në NBA. Suns e kanë fituar edhe ndeshjen e dytë ndaj Milwaukeet me rezultatin 118:108, dhe tani udhëheqin me rezultatin e përgjithshëm 2:0 në serinë finale. Devin Booker dhe Chris Paul, ishin më të merituarit për këtë fitore të Phoenixit. Booker ndeshje e mbylli me 31 pikë, prej të cilave shtatë herë ishte i saktë nga tentimet për tri pikë, ndërsa Paul shtoi 23 pikë.
Te Milwaukee, më i dalluari ishte Giannis Antetokounmpo me 42 pikë të realizuara. Tani seria finale bartet në Milwaukee ku do të luhen dy ndeshjet e ardhshme. Dhe, kjo është hera e parë prej vitit 1974 që në Milwaukee luhet një ndeshje e serisë finale të NBA-s.