Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milwaukee barazon rezultatin në serinë finale të NBA-së

Milwaukee Bucks ka barazuar rezultatin në serinë finale të NBA-së ndaj Phoenix Suns (2:2). Milwaukee i udhëhequr nga Chris Middleton e Gianis Antetokounmpo fitoi 109:102 në ndeshjen e luajtur në orët e hershme të së enjtes, sipas kohës në Kosovë.

Middleton shënoi 40 pikë, kurse Antetokounmpo 26 pikë e 14 kërcime.

Te skuadra humbëse, Phoenix Suns, më i dalluari ishte Devin Booker me 42 pikë.

Ndeshja e pestë e serisë finale do të luhet të dielën në palestrën e Phoenix Suns. Skuadra që shënon katër fitore, shpallet kampione e NBA-së.