Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pas Neymarit, Brazili e humb edhe Danilon

Brazili ka konfirmuar se mbrojtësi i Juventusit, Danilo, ka pësuar dëmtim në nyjën e këmbës në fitoren 2:0 ndaj Serbisë të enjten.

Mbrojtësi i “bianconerëve” ishte titullar në fitoren bindëse të brazilianëve, por përfundoi me ankesa të lëndimit.

Mediumi “TNT Sports Brazil” ka shkruar të premten se 31-vjeçari do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme, kundër Kamerunit dhe Zvicrës.