Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi mbetet një muaj pa Danilon

Danilo

Kapiteni Danilo do t’i mungojë Juventusit të paktën për një muaj, ka njoftuar ekipi italian të martën.

Mbrojtësi ka pësuar lëndim në ndeshjen e Brazilit me Venezuelën në kuadër të kualifikimeve për Botërorin e vitit 2026.

Ai ka lënduar muskulin e këmbës dhe pas kthimit në Torino është konstatuar shkalla e lëndimit të tij.

Bazuar në njoftimin e Juventusit, Danilo pritet të mungojë të paktën në tri ndeshjet e ardhshme në kuadër të Serie A. Ai do të mungojë në derbin e së dielës ndaj Milanit, ndërsa nuk do të jetë në dispozicion as për duelet me Veronën e Fiorentinën.

32-vjeçari prej vitit 2019 është pjesë e Juventusit kur iu bashkua nga Manchester City dhe ka kontratë deri në vitin 2025. Në 8 ndeshje të luajtura këtë sezon në kampionatin italian, Danilo ka kontribuar edhe me 1 gol.

Artikuj të ngjashëm