Braziliani Danilo do të jetë pjesë e Juventusit edhe për disa sezone të tjera, ka njoftuar “Football-Italia” të martën. Mbrojtësi 31-vjeçar ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje në parim me klubin italian për rinovimin e kontratës, të cilën do ta firmos së shpejti.
Danilo ka kontratë me Juventusin deri në vitin e ardhshëm, ndërsa me rinovimin e saj do të jetë pjesë e ekipit italian deri në verën e vitit 2026. Danilo është pjesë e Juventusit prej vitit 2019 kur iu bashkua nga Manchester City, ndërsa në Evropë ka luajtur edhe për Real Madridin e Porton.
“Të dyja palët duam ta vazhdojmë bashkëpunimin dhe brenda pak ditëve gjithçka do të finalizohet. Unë jam i lumtur këtu dhe ndihem i nderuar me shiritin e kapitenit”, ka thënë Danilo. Në 29 ndeshje të luajtura deri më tani në të gjitha garat, Danilo ka regjistruar edhe dy gola e po asistime.