Braziliani Danilo nuk do të largohet nga Juventusi, pasi së shpejti pritet ta rinovojë kontratën edhe për dy vjet të tjerë, ka njoftuar “Tuttosport” të enjten. Te Juventusi janë të kënaqur me paraqitjet e Danilos, të cilin po duan ta mbajnë në ekip përtej vitit 2024 kur i skadon kontrata aktuale.
Marrëveshja mes palëve është afër finalizimit dhe do të zyrtarizohet pas Kupës së Botës, ndërsa me rinovimin e kontratës, Danilo do të jetë pjesë e Juventusit deri në vitin 2026.
31-vjeçari iu bashkua Juventusit në vitin 2019 nga Manchester City, ndërsa këtë edicion në 18 paraqitje në të gjitha garat ka regjistruar edhe tri asistime.