Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Danilo rinovon kontratën me Juventusin

Mbrojtësi i Brazilit, Danilo edhe zyrtarisht ka rinovuar edhe për një vit kontratën me skuadrën e Juventusit. Klubi italian të enjten ka njoftuar se me rinovimin e kontratës, Danilo do të jetë pjesë e Juventusit deri në verën e vitit 2025.

31-vjeçari iu bashkua Juventusit në vitin 2019 nga Manchester City, ndërsa këtë sezon po e bart shiritin e kapitenit.

Këtë edicion ai ka luajtur në të gjitha ndeshjet në Serie A, duke regjistruar 24 paraqitje, ku ka shënuar 3 gola dhe ka bërë po aq asistime.

“Danilo dhe Juventusi, vazhdojnë bashkëpunimin deri në vitin 2025 dhe të dyja palët janë shumë të lumtur”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Juventusit.

Në total, Danilo ka 33 ndeshje të luajtura këtë sezon në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm