Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Danilo kthehet ndaj Fiorentinës

Skuadra e Juventusit ka marrë një lajm të mirë para ndeshjes me Fiorentinën që e luan në udhëtim këtë vikend. Kapiteni Danilo do të jetë i gatshëm për këtë përballje, pasi është rikuperuar plotësisht nga lëndimi që e pësoi në grumbullim me Brazilin.

Mbrojtësi i mungoi Juventusit në dy ndeshjet e fundit kampionale shkaku i lëndimit të muskulit dhe ndaj Fiorentinës pritet të jetë titullar.

Dueli mes Juventusit dhe Fiorentinës zhvillohet të dielën mbrëma dhe i takon xhiros së 11-të të kampionatit italian. Danilo është njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm te Juventusi këtë edicion, në të cilin ka regjistruar 8 paraqitje dhe ka shënuar 1 gol në Serie A.