Kapiteni i Juventusit, Danilo, është detyruar të largohet nga fusha gjatë ndeshjes kualifikuese të Botërorit me Brazilin kundër Venezuelas, pasi ka pësuar lëndim në muskul.
Mbrojtësi 32-vjeçar ka luajtur në të gjitha tetë ndeshjet për “bianconerët”, por në ndeshjen e fundit me Brazilin, ai u largua në minutën e 42-të. Brazili barazoi 1:1.
Danilo në edicionin e kaluar zhvilloi 54 paraqitje.
Nuk u paraqit vetëm në dy takime për shkak të suspendimeve me kartonë.
Braziliani është në dyshim për t’u paraqitur në derbin kundër Milanit që luhet më 22 tetor.