Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pas dy dekadash Newcastle kthehet në Champions

Newcastle Unitedit i ka mjaftuar një pikë për ta siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm.

Newcastle në Champions kthehet pas dy dekadash falë barazimit pa gola ndaj ish-kampionit të Anglisë, Leicester Cityt. Leicesteri me këtë barazim rrezikon seriozisht rënien nga Premier League.

Newcastle zë vendin e tretë me 70 pikë, ndërsa ka mbetur edhe një ndeshje për t’u zhvilluar. Leicesteri zë vendin e parafundit me 30 pikë.

Image
Artikuj të ngjashëm