Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea barazon me Newcastlein

Ka mbaruar kampionati për skuadrën e Chelseat që sivjet nuk ka qenë aspak në formë. “Blutë” të dielën në “Stamford Bridge” në ndeshjen e fundit të sezonit, barazuan me Newcastlein 1:1.

Për Newcastlein që ka siguruar Ligën e Kampionëve pas një kohe të gjatë shënoi Anthony Gordon në minutën e nëntë, kurse Kieran Trippier shënoi autogol për rezultatin final të ballafaqimit.

Chelsea në pozitën e 12-të mbetet me 44 pikë, kurse Newcastle kualifikohet në fazën grupore të “Championsit” nga vendi i katërt, me 71 pikë.

Artikuj të ngjashëm