Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Chelsea ndalet në barazim nga Leedsi

Chelsea

Chelsea ka barazuar 2:2 me Leeds Unitedin të martën mbrëma në kuadër të xhiros së 26-të të Premier Leagues.

Joao Pedro e kaloi në epërsi Chelsean në minutën e 24-t.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Chelsea shifrat i dyfishoi në minutën e 58-të me golin që e shënoi Cole Palmer. Ai realizoi nga pika e bardhë.

Nëntë minutë më pas, Leedsi e ngushtoi rezultatin në 2:1. Autor i golit ishte

Lukas Nmecha.

Nmecha asistoi edhe te goli i barazimit për 2:2 të cilin e shënoi Noah Okafor.

Për Chelsean ishte barazimi i tetë këtë edicion, krahas 12 fitoreve dhe gjashtë humbjeve. Ka 44 pikë dhe është lartë në tabelë.

Leedsi është poshtë në tabelë me 30 pikë.