Futboll

Vetëm një pikë për Chelsea në shtëpi

Enzo Fernandez

Chelsea nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në shtëpi ndaj Bournemouthit të martë mbrëma.

Ndeshja e xhiros së 19-të të elitës angleze të futbollit përfundoi baras, 2:2.

Katër golat u realizuan në pjesën e parë.

Fillimisht në epërsi kaluan mysafirët me golin e shënuar nga David Brooks në minutën e gjashtë. Por i shpejtë ishte reagimi i londinezëve. Nëpërmjet golit të realizuar nga penalltia Chelsea barazoi shifrat. I saktë na pika e bardhë ishte Cole Palmer.

Shpejt Chelsea shënoi edhe golin e epërsisë 2:1. Në minutën e 23-të Enzo Fernandez shënoi golin e dytë për Chelsean, por sërish u shënua një tjetër gol i shpejtë. Në minutën e 27-të Bournemouthi barazoi rezultatin me golin e Justin Kluivertit.

Chelsea ka 30 pikë, kurse Bournemouthi është në vendin e 15-të me 23 pikë.