Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leedsi merr pikë të madhe ndaj Newcastleit

Leeds Unitedi që po shpreson për të mbetur në elitën e futbollit anglez ka marrë një pikë ndaj Newcastleit që po lufton për të zënë një vend në “Champions” edicionin tjetër.

Leedsi dhe Newcastle të shtunën gjatë ditës në kuadër të xhiros së 36-të të Premier Leagues, barazuan me rezultatin 2:2.

Luke Ayling në minutën e shtatë shënoi për 1:0, ndërsa Patrick Bamford në minutën e 28-të dështoi nga penalltia.

I pagabueshëm nga 11-të metra në minutën e 31-të ishte Callum Wilson i Newcastleit, që shënoi për 1:1.

Tjetër penallti, Wilson shënoi në minutën e 69-të.

Por ishte mbrojtësi Rasmus Kristensen në minutën e 79-të ai i cili i barazoi shifrat në 2:2.

Junior Firpo në minutën e parë të kohës shtesë u ndëshkua me karton të kuq.

Leeds Unitedi ka 31 pikë në 36 ndeshje, kurse Newcastle United ka 66 pikë në pozitën e tretë.

Artikuj të ngjashëm