Partizani i Tiranës dhe Struga, do t’i luajnë ndeshjet e kthimit në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Dy skuadrat shqiptare, duelet e dyta, do t’i luajnë të martën mbrëma.
Kampioni i Shqipërisë, Partizani do të përballet me ekipin nga Andorra, Atletic d’Escaldes, ndeshje kjo që zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Ndeshjen e parë, që u zhvillua javën e shkuar në Andorrë, skuadra e Partizanit e fitoi me rezultatin minimal 1:0. Ndërkohë, kampionia e Maqedonisë së Veriut, do të tentojë ta rikthejë rezultatin e ndeshjes së parë dhe ta eliminojë Buduqnostin e Malit të zi në duelin e kthimit.
Buqudnosti triumfoi javën e shkuar në Ohër 1:0, ndërsa ndeshja e kthimit zhvillohet të martën prej orës 21:00 në Podgoricë.