Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Partizani luan në Andorrë

Kampioni i Shqipërisë në futboll, Partizani, të martën e luan ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Partizani ishte në Champions, por në raundin e parë kualifikues u eliminua nga BATE Borisovi i Bjellorusisë. Kështu u zhvendos në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, ndërsa përballë do ta ketë skuadrën nga Andorra, Atletic Club d’Escaldes.

Ndeshja e parë zhvillohet në Andorra la Vella, të martën prej orës 17:00. Ndërsa ndeshja e kthimit është më 1 gusht në Tiranë. Partizani vlerësohet favorit për avancim në raundin e dytë kualifikues.

“Me rëndësi është që në Andorrë të jemi të përqendruar maksimalisht dhe të luajmë lojën tonë. Duhet të tregojmë autoritet. Por nuk besoj se zhvillimi i ndeshjes së parë në Andorrë na favorizon”, ka thënë trajneri i Partizanit, Zoran Zekiq.

“Janë dy ndeshje kurse ne do të fokusohemi te ndeshja e parë fillimisht. Kemi analizuar kundërshtarin gjatë këtyre dy ditëve. Nesër duhet të mendojmë për paraqitjen tonë edhe të jemi gati për çdo gjë që mund të ndodhë gjatë ndeshjes”, ka shtuar trajneri kroat. Është vlerësuar se Partizani e ka merituar fitoren në ndeshjen e dytë ndaj BATE Borisovit. Dominoi plotësisht dhe krijoi mbi dhjetë raste. Por nuk e shndërroi në gol asnjërin prej tyre. Ndërkohë bjellorusët shënuan dy gola nga rastet e vetme që i patën dhe avancuan në Champions. Në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës janë shtatë skuadra shqiptare. Të martën luan edhe Ballkani, ndërsa pesë skuadrat tjera i kanë ndeshjet të mërkurën e të enjten. Liga e Konferencës është niveli i tretë i garave evropiane për klube të futbollit.

Artikuj të ngjashëm