Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fitore e rëndësishme e Partizanit në Andorrë

Kampioni i Shqipërisë në futboll, Partizani e ka fituar ndeshjen e parë të rundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Në ndeshjen e luajtur të martën në Andorrë, Partizani ka triumfoi me rezultatin minimal 1:0 ndaj ekipit Atletic Escaldes.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi Christian Mba. Mba, i cili iu bashkua Partizanit nga Trepça ’89, realizoi në minutën e 53-të të ndeshjes.

Ky rezultat është i favorshëm për Partizanin para ndeshjes së kthimit, e cila do të luhet javën e ardhshme në Tiranë.

Partizani garat evropiane të këtij edicioni, i nisi në Ligën e Kampionëve, por u eliminua në rundin e parë nga BATE Borisovi. Pas eliminimit nga Championsi, Partizani e vazhdoi aventurën evropiane në Ligën e Konferencës, që është niveli i tretë i garave të UEFA-s.

Artikuj të ngjashëm