Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Fitore e madhe e Dinamos së Ilir Dajës

Dinamo

Dinamo e Tiranës ka shënuar fitore të madhe në ndeshjen e parë të rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Dinamo që drejtohet nga trajneri Ilir Daja, fitoi në udhëtim tek Atletic Escaldes e Andorrës me rikthim të rezultatit, 2:1.

Nayry Vieira shënoi për vendësit në minutën e 43-të, por Baton Zabërgja në minutën e 65-të i barazoi shifrat.

Më pas, Zabërgja asistoi në golin e realizuar nga Eridon Qardaku, katër minuta para fundit.

Ndeshja kthyese luhet më 31 korrik në “Elbasan Arena”.

Edhe Dinamo me përmbysje fantastike avancon në plejof Futboll Dinamo me përmbysje fantastike avancon në plejof

Dinamo që e fitoi Kupën e Shqipërisë në edicionin e kaluar, në garat evropiane kthehet pas 15 vjetësh mungesë.

Në rast të kualifikimit, në rrethin e tretë do të përballej me fituesin e ndeshjes Zira – Hajduk.