Partizani i Tiranës ka kaluar në epërsi ndaj ekipit nga Andorra, Atletic d’Escaldes. Në ndeshjen që po luhet në stadiumin “Air Albania”, Partizani ka zhbllokuar rezultatin në minutën e 28-të.
Golin e ka shënuar sulmuesi Tedi Cara.
Kjo është ndeshja e kthimit e raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Me këtë epërsi, Partizani po shkon drejt kualifikimit në raundin e tretë pasi në ndeshjen e parë që u luajt javën e shkuar në Andorrë, ka fituar 1:0.