Paris Saint-Germaini ka rritur ofertën për Milan Skriniarin në mënyrë që ta bind Interin në lirimin e tij këtë verë.
“Gazzetta dello Sport” ka shkruar të hënën se Parisi ka ofruar 60 milionë euro plus kartonin e mesfushorit Julian Draxler për të siguruar shërbimet e sllovakut.
Skriniar tashmë ka arritur marrëveshje personale me Parisin, ekip që po negocion me Interin për transferimin e tij.
Pasi Interi ka refuzuar ofertën e parë prej 50 milionë eurosh, te Parisi janë të bindur se oferta e dytë do të jetë e mjaftueshme duke pasur parasysh se ekipi italian po kërkon 70 milionë euro për mbrojtësin.
Skriniar ka kontratë me Interin deri në vitin e ardhshëm dhe është pjesë e klubit prej vitit 2017.
Artikuj të ngjashëm