Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Parisi përgatit 75 milionë euro për Zahan

Skuadra kampione e Francës, Paris Saint-Germain pritet të bëjë ofertë prej 75 milionë euro për transferimin e yllit të Crystal Palacet, Wilfried Zaha, njofton "Express" të dielën.

Zaha ka shprehur dëshirën të largohet nga Crystal Palace në verë, ndërsa Borussia Dortmundi dhe Tottenhami kanë treguar po ashtu interesim për të. Mirëpo, Parisi shpreson të fitojë garën për transferimin e Zahas. Zaha ka kontratë me Crystal Palacen deri në vitin 2023. Ai është pjesë e përfaqësueses së Bregut të Fildishtë, transmeton Koha Ditore.