Paris Saint-Germaini do të jetë pa mbrojtësin Presnel Kimpembe për një kohë të gjatë.
Klubi francez të martën ka njoftuar se Kimpembe do të mungojë të paktën për gjashtë javë shkaku i lëndimit që e pësoi javën e shkuar.
27-vjeçari ka tërhequr muskulin në fitoren e Parisit ndaj Bresit dhe pas disa ditëve do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të tjera për ta monitoruar gjendjen.
Shkaku i lëndimit, Kimpembe do t’i humbë disa ndeshje të rëndësishme, përfshirë edhe atë të kthimit kundër Juventusit në Ligën e Kampionëve. Kimpembe këtë edicion ka regjistruar tetë paraqitje te Parisi, në të cilat ishte i pazëvendësueshëm.
Artikuj të ngjashëm