Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kimpembe mbyll sezonin para kohe

Prensel Kimpemben, sport, futboll, thomas tuchel

Paris Saint-Germaini ka mbetur pa mbrojtësin Presnel Kimpembe për pjesën e mbetur të këtij sezoni. Kimpembe ka pësuar lëndim të rëndë të nyjës së këmbës në ndeshjen e fundit dhe për këtë arsye është i detyruar të pauzojë deri para fillimit të sezonit të ri.

Ai u dëmtua në ndeshjen ndaj Marseillet, të cilën Parisi e fitoi 3:0 dhe u detyrua të zëvendësohet pas vetëm 20-të minutave lojë. Mungesa e Kimpembes do të jetë e madhe për Parisin, i cili javën e ardhshme do ta luajë ndeshjen e kthimit kundër Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve.

Kimpembe në fillim të këtij viti u pati rikthyer nga lëndimi që e pësoi në prag të botërorit “Katari 2022”, ndërsa këtë sezon ka regjistruar 15 paraqitje për Parisin në të gjitha garat.

27-vjeçari ka kontratë me PSG-në deri në verën e vitit të ardhshëm.