Futboll

Kimpembe largohet nga Parisi pas 20 vjetëve

Presnel Kimpembe

Mbrojtësi francez, Presnel Kimpembe, i ka dhënë fund aventurës 20-vjeçare te skuadra e Paris Saint-Germainit. Kështu njoftoi të dielën gjiganti francez i futbollit. 

Kimpembe ka vendosur që të transferohet te skuadra e Katarit, Qatar Sports Club. 

“Një kapiten e udhëheqës i vërtetë, Presnel Kimpembe do të mbetet përgjithmonë një lojtar i rëndësishëm në historinë e Paris Saint-Germainit. Klubi dhe mbështetësit e tij e falënderojnë atë për të gjitha këto vjet dhe i urojnë gjithë të mirat për pjesën tjetër të karrierës së tij. Presnel Kimpembe ka pasur një karrierë të jashtëzakonshme me Parisin. Ai është një shembull fantastik për lojtarët e rinj të akademisë sonë dhe do të jetë gjithmonë pjesë e familjes Paris Saint-Germain”, ka deklaruar Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi.

30-vjeçari Kimpembe me Parisin ka zhvilluar 241 ndeshje. Ka shënuar tri gola dhe ka bërë dy asistime. 
Qendërmbrojtësi me përvojë ka fituar 25 trofe.